Roma dhe Fiorentina refuzuan Balotellin

Sporti

Roma dhe Fiorentina refuzuan Balotellin

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 10:33

Mario Balotelli është ende në kërkim të skuadrës së tij të re, pasi e ardhmja e tij te Liverpooli ka marrë fund.

Mediat italiane shkruajnë se agjenti i tij, Mino Raiola kishte kontaktuar me Romën dhe Fiorentinan duke ia ofruar Balotellin, por të dy klubet refuzuan këtë transferim.

Super Mario nuk u ftua fare nga Brendan Rodgers për ndeshjet e fundit para-sezonale duke konfirmuar se aventura e tij me The Reds ka përfunduar.

Sampdoria dhe Bologna duket se janë opsionet e fundit që i kanë mbetur ish anëtarit të top skuadrave europiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat