Liverpooli vihet pas Cheryshevit

Sporti

Liverpooli vihet pas Cheryshevit

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 08:51

Skuadra e Liverpoolit është në kërkim të anësorit të Real Madridid, Denis Cheryshev i cili në ndeshjet para-sezonale për “Mbretërit” ka treguar formë të lartë duke i lënë përshtypje mjaft të mira Raffa Benitezit.

Por, Cheryshev së bashku me Lucas Silva mund të largohen nga Real Madridi për shkak të hapësirës së vogël që kanë atje, raporton “Sport”.

Përfaqësuesi i Rusisë sezonin e kaluar ishte pjesë e klubit të Villarrealit me të cilët kishte bërë paraqitje mjaft të mira, transmeton Koha.net. Për shërbimet e tij Real Madridi ka pranuar disa oferta që do t’i shqyrtojë në ditët në vijim.

Sipas “Sport”, oferta e fundit për shërbimet e 24-vjeçarit është nga klubi i Liverpoolit, i cili është në kërkim të një pasardhësi të Raheem Sterlingut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat