Konfirmon Allegri: Khedira nuk luan ndaj Lazios

Sporti

Konfirmon Allegri: Khedira nuk luan ndaj Lazios

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 07:17

Massimiliano Allegri ka konfirmuar se Sami Khedira nuk do të luajë në ndeshjen kundër Lazios, të vlefshme për Superkupën e Italisë.

Mesfushori i ri i Bainconerëve pësoi një dëmtim në ndeshjen miqësore ndaj Olympique Marseille, të cilën kampioni i Italisë e humbi me rezultat 2-0.

“Është keq për Khediran, i cili fatkeqësisht nuk ka qenë aktiv për një kohë, prandaj e pagoi me një lëndim”.

“Ai ka luajtur mirë, prandaj e kemi humbur një lojtar të rëndësishëm”.

“Khedira me siguri nuk do të luajë për Superkupë”, është shprehur Allegri për Sky Sport Italia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat