10 armiqtë e mëdhenj të Jose Mourinhos

Sporti

10 armiqtë e mëdhenj të Jose Mourinhos

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 21:57

Jose Mourinho njihet shumë për temperamentin e tij. Ai është gjithmonë polemizues, me lojtarët kundërshtarë, trajnerë, ose më saktë me këdo që i kundërvihet apo i thotë diçka.
Strategu portugez njihet si një njeri "armiqësor" gjithmonë përpiqe t që të krijojë konflikte me kundërshtarë , si një metodë për të mbajtur mediat larg futbollistëve, shkruan albeu.
"La Gazzeta dello Sport" sjell një speciale me 10 armiqtë e strategu portugez, i cili shquhet si një njeri që ka shumë armiq.
1. Mourinho për Messin: Si thuhet “hileqar” në spanjisht?! Barcelona është një qytet me kulturë të madhe, e mbushur me teatro dhe ky djalosh ka mësuar shumë mirë si duhet të luaj pjesën e tij si aktor.”
2. Si trajner e kam nisur punën në vitin 2000. Më parë kam qenë ndihmës trajner në klube të mëdha dhe me trajnerë të mëdhenj. Kam punuar me futbollistët më të mirë në botë. Kur isha 30 vjeç stërvitja Ronaldon, jo Cristianon, Ronaldon e vërtetë, brazilianin.”
3. Tetë vjet pa fituar asnjë trofe janë shumë. Nëse unë do të kisha bërë të njëjtën gjë te Chelsea, do të isha larguar prej kohësh. E respektoj si trajner, por nëse do të flasim për sukseset e arritur, situata është e qartë. Ai është specialisti i falimentimeve.”
4." Lo Monaco? Unë njoh murgjit e Tibetit (në italisht: monaco), Principatën e Montekarlos (Monaco), Bayern Munich (në italisht: Bayern Monaco), Çmimin e Madh të Formulës 1 në Montekarlo (Monaco). Nëse ky Lo Monaco do të bëhet i famshëm duke folur për mua, atëherë duhet të më paguajë.”
5. “Guardiola është një trajner fantastik, por unë kam fituar dy herë Champions League me Porton dhe Interin. Ai ka fituar një Champions për të cilën mua do të më vinte turp dhe mund të fitojë një tjetër, që sërish është e turpshme.”
6. “Eshtë 70 vjeç (ishte 60) dhe ka fituar vetëm një Superkupë. Eshtë shumë i vjetër për të ndryshuar menalitet. Unë studiova pesë orë në ditë gjuhën italiane për të komunikuar me futbollistët, tifozët dhe gazetarët. Desha t’ju respektoja. Ranieri qëndroi pesë vjet në Angli, por ka ende vështirësi në të thënit ”good morning” dhe “good afternoon”.
7. Mourinho për Carlo Ancelottin: Në historinë e Champions League ka vetëm një klub dhe vetëm një trajner që kryesonin 3-0 në fund të pjesës së parë të finales, por nuk arritën të marrin trofeun.”
8. “Thotë për mua që jam një trajner mediokër? E respektoj mendimin e tij edhe pse nuk e njoh. Ku luan ky Zeman? Ah, qenka trajner… nuk e dija. Tani jam me pushime, kur të kthehem do të shoh në “google” për të parë çfarë ka bërë ky person, çfarë ka fituar gjatë karrierës së tij.
9: Për Rafa Benitezin: “Një gjë është e sigurt: nuk do të bëj më mirë se mua. Edhe nëse fiton botërorin për klube do të ketë fituar 2 ndeshje. Unë fitova 13 ndeshje për ta çuar Interin deri aty. Edhe ai sukses do të jetë i imi, jo i atij.”
10. “Trajneri i dytë i Interit është Beppe Baresi, por Mihajlovic flet për Interin për shumë se Baresi. Nuk e di përse një skuadër që i ka dhënë një mundësi të bëhet trajner i dytë dikujt që i ka pështyrë në fytyrë një kundërshtari, nuk i jep një mundësi të dytë Adrianos apo Balotellit.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat