Hysaj në skuadrën e Napolit kundër Nice

Sporti

Hysaj në skuadrën e Napolit kundër Nice

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 20:14

Napoli ka bërë publike listën e lojtarëve që do të jenë pjesëmarrës për ndeshjen miqësore kundër Nice, kurse pjesë e kësaj liste është edhe Elseid Hysaj.
Mbrojtësi i Empolit akoma nuk e ka kompletuar transferimin në San paolo, mirëpo tashmë i ka kryer testet mjekësore dhe është përfshirë menjëherë në ekip për ndeshjen e radhës, transmeton Koha.net.

Napoli ka ftuar këta lojtarë për miqësoren kundër Nice: Gabriel, Rafael, Maggio, Henrique, Koulibaly, Chiriches, Hysaj, Ghoulam, Luperto, Jorginho, Valdifiori, David Lopez, Inler, Allan, Dezi, De Guzman, Callejon, Mertens, Gabbiadini, El Kaddouri, Insigne, Bifulco.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, Hysaj do të konfirmohet në orët e ardhshme si transferimi më i ri i Napolit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat