Van Gaal dëshiron ta shesë De Gean, klubi nuk e jep

Sporti

Van Gaal dëshiron ta shesë De Gean, klubi nuk e jep

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 18:48

Menaxheri i Manchester United , Louis van Gaal dëshiron të shesë portierin David de Gea Real Madridit por menaxhmenti i klubit nuk e ka ndërmend ta bëjë këtë.

"AS" e Spanjës ka shkruar se De Gea është afër kalimit në Real pasi që eksperti holandez nuk është i kënaqur me lojën e tij në ndeshjen miqësore kundër Paris Saint-Germain , e cila përfundoi 2 me 0 në të mirë të francezëve.

De Gea në atë ndeshje ka bërë disa gabime ndërsa mediat kanë spekuluar se kjo është shkak i pakënaqësisë së portierit sepse dëshiron të kalojë në Real.

Drejtori ekzekutiv i Manchester United Ed Woodward i ka thënë Van Gaalit se kryesia nuk ka ndërmend ta shesë De gea pasi kjo do të rrënonte planet e tij që klubi të kthehet në mesin e elitës evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat