Nuk do ta besoni se në çfarë pozite e ka nisur karrierën Cech

Sporti

Nuk do ta besoni se në çfarë pozite e ka nisur karrierën Cech

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 17:26

Petr Cech e ka nisur karrierën si mesfushorë krahu.
Portieri i Arsenalit, Petr Cech është një nga portierët më të mirë në botë dhe jo vetëm sot por në tërë dekadën e fundit.

Por, ai karrierën nuk e ka nisur si një portier, por si mesfushor dhe mesfushor krahu.

“Kurrë nuk kam menduar se do të bëhem portier. Në hokej në akull kam luajtur si portier, por kur fillova të luaja futboll, unë isha mesfushor ose mesfushor krahu”, tha Cech për Arsenal Magazine.

Ai tha po ashtu se nuk dëshironte të ishte një portier, por pasi kishte thyer këmbën e nuk mund të vraponte, vendosi të bëhej portier.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat