Derbi i madh madrilen për Carvalhon

Sporti

Derbi i madh madrilen për Carvalhon

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 16:52

Dy skuadrat më të mëdha nga kryeqyteti spanjoll Madridi, Real dhe Atletico Madrid janë vënë pas portugezit William Carvalho.
Mesfushori i Sporting Lisbonës, William Carvalho, ka treguar paraqitje fantastike me klubin portugez dhe ka rënë në orbitën e skuadrave të mëdha.

Sipas medieve spanjolle Reali është duke e kërkuar atë si zëvendësues të spanjollit Asier Illaramendi i cili pritet të largohet.

Ndërkohë edhe Atletico ka mbetur pa një mesfushorë tejet të mirë si Mario Suarez që është larguar dhe Carvalho shihet si zëvendësues i tij.

Sporting për ta lënë të lirë lojtarin kërkon shumë, pasi kanë deklaruar se pa 35 milionë euro ai nuk largohet nga Portugalia.

Ndërkohë interesim për të kanë shprehur edhe dy skuadrat tjera të mëdha si Arsenal dhe Bayern Munich.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat