Motta i përqendruar te Parisi

Sporti

Motta i përqendruar te Parisi

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 15:24

Thiago Motta është i përqendruar vetëm tek skuadra e tij Paris Saint Germain dhe tek asnjë tjetër.

Menaxheri i lojtarit italiano-brazilan, Thiago Motës, Alessandro Canovi ka folur për situatën e klientit të tij.

Sipas Canovit, Motta është duke biseduar me Parisin për t’i zgjidhur disa probleme që ka me klubin.

“Klienti im do të takohet gjatë këtyre ditëve me klubin për ta sqaruar edhe njëherë pozicionin e tij”.

“Ai është i përqendruar vetëm tek PSG, edhe pse më duhet ta pranojë se shumë skuadra na kanë kontaktuar gjatë kësaj vere”, tha Canovi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat