E dhimbshme: Vdes lojtari i Kosovës së Vushtrrisë (Foto)

Sporti

E dhimbshme: Vdes lojtari i Kosovës së Vushtrrisë (Foto)

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 14:40

Ilir Menxhiqi, lojtari i Kosovës së Vushtrrisë, ka ndërruar jetë sot në mëngjes.

Skuadra e Kosovës së Vushtrrisë dhe familja Menxhiqi, sot në mëngjes, kanë marrë një lajm të hidhur.

Ilir Menxhiqi, tashmë ish lojtari i ekipit vushtrrias, është ndarë nga jeta.

I ndjeri, ditë më parë ishte goditur nga një veturë në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Vushtrri, derisa nuk ka arritur që t’iu mbijetoj plagëve.

Ish futbollistit vushtrrias lamtumira e fundit do t’i jepet sot nga ora 17:00 në varrezat e Fshatit Begaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat