Pedro do të shkojë në Angli

Sporti

Pedro do të shkojë në Angli

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 13:37

Presidenti i klubit të parë të Pedros pohon se atij i është thënë se sulmuesi i Barcelonës do të vijë në Ligën Premier këtë verë.

27 vjeçari ka kohë që po spekulohet se do të kalojë te Manchester United, kurse tash presidenti i klubigt San Isidro, klubit të parë të Pedros, ka konfirmuar se ai po kalon në Angli.

“Nëna e Pedros na ka thënë se ai do të shkojë në Angli”.

“Unë mendoj se do të ishte sfidë e mirë për të nëse shkon atje. Ne do t'i dërgojmë atij një dhuratë. Nëse marrëvshja është 30 milionë euro, së paku 450 mijë euro na takojnë neve edhe pse këto kontrata kanë klauzola specifike”, u shpreh presidenti i klubit San Isidro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat