Van der Vaart: Reali i padurueshëm

Sporti

Van der Vaart: Reali i padurueshëm

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 12:54

Mesfushori holandez, Rafael Van Der Vaart, e ka kritikuar rëndë ish-skuadrën e tij Real Madrid.

Ish-reprezentuesi i Përfaqësueses së Holandës ka kaluar në radhët e Real Betis, ndërsa më parë ka qenë pjesë e Real Madridit për dy vite nga 2008 deri më 2010.

Ai ka thënë se te Reali janë të padurueshëm dhe se nëse nuk fiton asgjë llogaritet si tragjedi.

“Në Real Madrid, nëse nuk fitoni asgjë konsiderohet tragjedi. Reali është klubi më i padurueshëm në botë. Ju e humbni një lojë dhe kjo është sikur ka ardhur fundi i botës”, deklaroi 32-vjeçari për “As”.

“Unë jam krenar që i kam kaluar dy vjet atje, duke luajtur dhe duke shënuar për ekipin. Kam shkuar atje kur Ramon Calderon ishte president, Predrag Mijatovic, drejtor sportiv dhe Bernd Schuster trajner i ekipit të parë”.

“Pas vetëm tre muajsh, që të tre u larguan, kjo ishte çmenduri”, vijoi ai. Van der Vaart në fund theksoi se Iker Casillas ishte detyruar të largohej nga “Santiago Bernabeu”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat