Lajm i keq për Kombëtaren para ndeshjeve kryesore

Sporti

Lajm i keq për Kombëtaren para ndeshjeve kryesore

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 12:44

Gianni de Biasi, selektori i Shqipërisë, nuk po merr lajme të mira para ndeshjeve me Danimarkën dhe Portugalinë, në kuadër të eliminatoreve për ‘Euro 2016’.

Para ndeshjeve me Danimarkën dhe Portugalinë, në kuadër të eliminatoreve për ‘Euro 2016’, disa nga lojtarët kryesor të Kombëtares shqiptare janë ende pa ekip.

Duke nisur nga kapiteni Lorik Cana, Migjen Basha, Arlind Ajeti dhe Andi Lila janë futbollistë që për momentin po stërviten veçmas dhe jo në një fazë përgatitore me skuadrat e tyre

Këta lojtarë duhet të gjejnë ekipet e reja sa më shpjet, pasi rrezikojnë të mbesin jashtë ekipit për dy ndeshjet e radhës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat