Schalke ultimatum Juventusit për Draxlerin

Sporti

Schalke ultimatum Juventusit për Draxlerin

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 12:03

Skuadra gjermane, Schalke 04 raportohet se i ka vënë ultimatum Juventusit që të kompletojnë transferimin e Julian Draxlerit deri të dielën, ose ky transferim nuk do të ndodhë.

Kampionit italian i është refuzuar oferta e parë, por “Zonja e Vjetër” raportohet se nuk është dorëzuar për shërbimet e 21-vjeçarit.

Sipas “Calciomercato”, klubi gjerman i ka vënë ultimatum deri të dielën për një ofertë tjetër, ose asnjë ofertë pas asaj dite nuk do të shikohet fare.

Kjo besohet se është bërë pasi që Schalke do që sa më herët të kuptojë nëse do ta ketë Draxlerin edhe për sezonin e ardhshëm, apo jo.

Ndryshe për Draxlerin interesim të madh ka shprehur edhe skuadra angleze Arsenal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat