Dorëzohet Van Gaal: Shiteni De Gean!

Sporti

Dorëzohet Van Gaal: Shiteni De Gean!

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 11:31

Luis Van Gaal më në fund dorëzohet para presionit të De Geas.

Trajneri holandez u ka kërkuar drejtuesve të Manchester United ta mbyllin sa më shpejt marrëveshjen për shitjen e portierit spanjoll te Relai i Madridit.

Parqaqitja e De Geas ndaj Paris Saint Germmain e ka zhgënyer shumë 63-vjecarin, i cili e ka kuptuar se nuk mund të marrë maksimumin nga një portier që dëshiron të largohet nga “Old Trafford”.

Ndryshimi i qëndrimit të Van Gaal, është një hap para në bisedimet me klubeve, por që kërkohet ende kohë për një marrëveshje përfundimtare, sepse drejtuesit e United e konsiderojnë një shenjë dobësie shitjen e një prej lojtarëve më cilësorë një klubi rival në Champions League. “Djajtë e kuq” nuk dëshirojnë të përsërisin precedentët David Beckham dhe Cristiano Ronaldo.

Ndërkohë në Madrid janë shumë të qetë. Rafa Benitez është i kënaqur me formën që po shfaq Keylor Navas, ndaj mund të presin edhe një vit për ta rrëmbyer De Gean me parametër zero, duke kursyer shumë shumë të madhe parash për kartonin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat