Liverpooli dhe Barcelona nisin bisedimet për Traoren

Sporti

Liverpooli dhe Barcelona nisin bisedimet për Traoren

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 09:09

Liverpooli ka nisur bisedimet me Barcelonën për huazimin e anësorit të ri, Adama Traore, raporton radio katalunase “RAC1”.

19-vjeçari po kërkohet me ngulm nga shumë skuadra evropiane dhe javëve të fundit është raportuar se Bayerni, Evertoni, Stoke City dhe Sevilla janë shumë të interesuar për të.

Lojtari nuk pritet që të pranojë të qëndrojë pjesë e Barcelona B edhe sivjet dhe besohet se po kërkon largimin në formë huazimi për të fituar përvojë.

Tani zyrtarët e Liverpoolit raportohet se kanë udhëtuar drejt Barcelonës për të mbajtur bisedime për huazimin e lojtarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat