Rodgers: Benteke do ta arsyetojë çmimin

Sporti

Rodgers: Benteke do ta arsyetojë çmimin

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 09:08

Brendan Rodgers beson se Christian Benteke do ta arsyetojë shumën e shpenzuar për të nga Liverpooli.

“Të kuqtë” shpenzuan 32.5 milionë funte për sulmuesin belg, i cili sezonin e kaluar realizoi 16 gola në të gjitha garat.

“Kam lexuar dhe kam parë shumë gjëra për lojën e tij, por prejse ka ardhur këtu, unë jam mahnitur edhe më shumë”, ka thënë Rodgers.

“E kam përcjell në tre vjetët e fundit. Qëndrova në një kënd të fushës dhe e shikova këtë djalosh – jo vetëm për fuqinë dhe energjinë e tij, por edhe aftësitë e tij”, ka shtuar ai.

“Për mua, unë mendoj se ai do të tregojë se është marrëveshje e mirë për klubin”.

Liverpooli përveç Bentekes ka transferuar edhe lojtarët: Adam Bogdan, Nathaniel Clyne, Roberto Firmino, Joe Gomez, Danny Ings dhe James Milner.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat