Casillas: Dua trofe me Porton

Sporti

Casillas: Dua trofe me Porton

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 08:20

Iker Casillas është shprehur i bindur se do të fitojë trofe këtë sezon me Porton.

Portieri spanjoll braktisi Real Madridin, duke u transferuar te klubi portugez dhe ka folur për synimet e tij me ekipin e ri.

“Unë u bashkova me Porton më shumë për besimin dhe mirëkuptimin që pata me Julen Lopetegui”, ka thënë Casillas për faqen zyrtare të klubit.

“Pata disa oferta tjera, të cilat nuk më bindën, por doja që ta lija Spanjën”.

“Jam këtu që të vazhdoj zhvillimin tim dhe ne do të punojmë shumë për të fituar trofe si në Portugali dhe në Evropë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat