Ndërron jetë legjenda e Wrestling

Sporti

Ndërron jetë legjenda e Wrestling

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 08:08

Është ndarë nga jeta pas një ataku kardiak në moshën 61-vjeçare legjenda e Wrestling, Roddy Piper. I njohur ndryshe edhe me emrin “Rowdy”, ishte një ikonë e sportit të njohur si “Wrestling”. Ai e nisi karrierën e tij në këtë sport që në vitet ’80.

Bëhet e ditur se “Rowdy” ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Hollywood nga një atak kardiak.

Legjenda e Wrestling në vitin 2006 ishte diagnostikuar me kancer, por pas trajtimit disa vjeçar, nëntorin e kaluar ai tha se tashmë ja kishte hedhur paq nga kjo sëmundje.

“Ai vdiq i qetë në gjumë. Unë jam i shkatërruar nga ky lajm. Rod ishte një mik i mirë, si dhe një nga njerëzit më bujar, i sinqertë dhe autentik që kam njohur ndonjëherë. Kjo është një humbje e madhe për të gjithë”, shprehet një prej miqve të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat