De Rossi: Ishim shumë kryelartë sezonin e kaluar

Sporti

De Rossi: Ishim shumë kryelartë sezonin e kaluar

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 00:19

Mesfushori i Romës, Daniele De Rosi ka thënë se skuadra e tij ka paguar çmimin për kryelartësinë që ka pasur sezonin e kaluar, sidomos në ndeshjet në Ligën e Kampionëve kundër Bayernit, nga të cilët kishin pësuar humbje të thellë prej 7-1.

Romakët kishin fituar ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve kundër CSKA Moskës, duke fituar me 5-1, që u kishte kushtuar më pas në ndeshjet e tjera pasi ksihte rritur tej mase vetëbesimin.

“Isha në konferencë pëër shtyp para ndeshjes kundër Bayernit dhe isha shumë optimist. Pas ndeshjes, uu pajtuam të gjithë që kishim luar shumë hapur në Olimpico, gjithashtu kishim luajtur me kryelartësi. Por shpresoj se në këtë sezon të kemi mësuar dhe të jemi të kujdesshëm”, ka thënë De Rossi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat