Quni pretendon medalje në evropian

Sporti

Quni pretendon medalje në evropian

Nga: Kemajl Goca Më: 31 korrik 2015 Në ora: 19:12

Pak ditë kanë mbetur deri te fillimi i Kampionatit Evropian në boks, që do të zhvillohet (5 -16 gusht) në Samakov të Bullgarisë. Në kampionat do të marrin pjesë 241 boksierë nga 37 vende, thuhet nga Federata Evropiane e Boksit. Kosova do të paraqitet me tre boksierë, si: Pirro Quni (90 kg), Armend Xhoxhaj (81 kg) dhe Fisnik Muharremi (90+1 kg).

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Xhevdet Peci, tash e disa ditë me boksierë zhvillon përgatitjet në Prizren dhe është i kënaqur me formën e tyre. Ndërkaq, boksieri Pirro Quni, punon me elan të shtuar me qëllim që të jetë gati për betejat që e presin në ringun e Samakovit. Pirro, tash e një kohë stërvitni në Prizren, sa jeni në formë apo të përgatitur për Kampionatin Evropian? “Jemi duke u përgatitur me intensitet të lartë dhe falë përkrahjes së përzgjedhësit Xhevdet Peci.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat