Hajdari e ka vëmendjen te Kampionati Botëror

Sporti

Hajdari e ka vëmendjen te Kampionati Botëror

Nga: Kemajl Goca Më: 31 korrik 2015 Në ora: 18:51

Musa Hajdari, do të jetë i vetmi atlet që do ta përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Botëror të atletikës, që do të zhvillohet nga 21-30 gusht në Beijing të Kinës. Gjatë ditëve të fundit Hajdari ka stërvitur në lartësi mbidetare 1100 metra, në kërkim të formës më të mirë para ngjarjes më të madhe botërore.

Ai do të garojë në disiplinën 800 metra dhe e pret një konkurrencë siç thuhet në zhargonin sportiv, e tmerrshme. Atleti i klubit Rogana si asnjëherë më parë është i motivuar dhe optimist se do ta prezantojë Kosovën denjësisht në një ngjarje të madhe siç është Kampionati Botëror. “Nga data 1 korrik e deri me 31 korrik isha në përgatitje në lartësinë mbidetare 1100 metra, këtu në rrethinën e Dardanës më saktësisht në fshatin Kranidell”, thotë Hajdari për gazetën kombëtare “Bota sot”, por konfirmon se është në formë të mirë.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat