Nadal kualifikohet në gjysmëfinale

Sporti

Nadal kualifikohet në gjysmëfinale

Nga: Kemajl Goca Më: 31 korrik 2015 Në ora: 18:11

Spanjolli Rafael Nadal është kualifikuar në gjysmëfinalen e turneun Hamburg Open në tenis. Ai pas një loje shumë më të mirë, e gjunjëzoi me rezultat 2:0 (në sete 6:3, 6:2) Pablo Cuevas nga Uruguai dhe tani për kundërshtar e ka italianin Andreas Seppi. Seppi ishte kualifikuar pa lojë, sepse kundërshtari i tij, Simone Bolleli, u tërhoq për shkak që nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore veçmas kishte telashe me stomak. Nadal synon finalen dhe të fitojë këtë turne. Lucas Pouille nga Franca mposhti bashkëkombësin Benoit Paire me rezultat 2:0 (6:3, 6:2), ku në gjysmëfinale ndeshet me italianin Fabio Fognini, i cili mundi me 2:0 (6:4, 7:5) Aljaz Bedene nga Britania e Madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat