Hysaj edhe zyrtarisht i Napolit

Sporti

Hysaj edhe zyrtarisht i Napolit

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 17:50

Elseid Hysaj është zyrtarisht një futbollist i Napolit. Më në fund mbrojtësi shqiptar ka hedhur edhe firmën mbi kontratë dhe për 5 vitet e ardhshme do të jetë pjesë e skuadrës së kaltër. Në orët e fundit është zgjidhur edhe cështja e të drejtave të imazhit dhe 21-vjecari nga Shkodra tashmë mund të përqafojë sërish trajnerin Maurizzio Sarri që me marrjen e drejtimit të Napolit këmbënguli për ta patur përsëri Hysajn në skuadrën e tij.

Blerja e kartonit të talentit të kombëtares kuqezi nga Empoli i kushtoi Napolit 5 milionë Euro plus bonuset. Transferimi i Elseid Hysaj te klubi i presidentit Aurelio De Luarentiis mund të konsiderohet padiskutim si lëvizja më e bujshme e bërë nga një futbollist shqiptar në këtë merkato vere. Mediat italiane raportojnë se marrëveshja mes palëve është arritur dhe janë shuar plotësisht problemet lidhur me të drejtat e imazhit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat