Zyrtare: Walcott e Cazorla vazhdojnë me Arsenalin

Sporti

Zyrtare: Walcott e Cazorla vazhdojnë me Arsenalin

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 13:59

Theo Walcott dhe Santi Cazorla edhe zyrtarisht kanë vazhduar kontratën e tyre me skuadrën e Arsenalit.

Walcott, 26 vjeçar është lojtari aktual me më së shumti paraqitje me Gunners. Edicionin e kaluar ai regjistroi paraqitjen e 300-të dhe ka realizuar 76 gola qysh prej vitit 2006.

Arsenali njoftoi në faqen zyrtare se mesfushori anglez i krahut ka nënshkruar kontratë katër vjeçare. Veç tij edhe Santi Cazorla nënshkroi kontratë të re duke hedhur poshtë gjitha zërat që e lidhnin me një kalim te Atletico Madrid.

”Jam i lumtur që vazhdova kontratën time edhe për katër vite të tjera. Kjo është shtëpia ime”, ishte reagimi i Walcott.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat