UEFA nis hetimin për ndeshjen Kukësi-Legia

Sporti

UEFA nis hetimin për ndeshjen Kukësi-Legia

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 13:07

UEFA nis sot hetimin zyrtar për atë çfarë ndodhi dje në ndeshjen eleminatore të Europa League mes Kukësit dhe Legias së Varshavës.

Futbollisti i skuadrës mike Ondrej Duda u godit nga një send i fortë i hedhur nga tifozët vendas. Më pas nisën të hidheshin edhe shishe apo gurë, ndërsa nuk munguan as përplasjet mes tifozerive.

Të gjitha këto bënë që arbitri kryesor të ndërpriste ndeshjen kur rezultati ishte 1:2 për skuadrën e Varshavës.

Tani Kukësi rrezikon që të humbasë ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3 pa harruar edhe sanskionet e tjera që mund të vijnë nga UEFA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat