Helmohet ‘Skënderbeu’, të gjithë për spital

Sporti

Helmohet ‘Skënderbeu’, të gjithë për spital

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 12:57

Trajneri Mirel Josa në stërvitjen e së enjtes nuk ka pasur disa prej titullarëve të skuadrës.

Duket e pabesueshme por sipas asaj që shkruan Gazeta Shekulli, janë helmuar disa lojtar të skuadrës së Skënderbeut.

Këtë e ka thënë trajneri i klubit të shqipërisë, Mirel Josa, në një intervistë për këtë të përditshme ku sipas tij në stërvitjen e së enjtes nuk ka pasur pjesën ma të madhe të lojtarëve.

E gjithë kjo situatë sipas trajnerit Mirel Josa ka ardhur pas një helmimi në darkën e kthimit, ku ekipi ka darkuar në aeroport, transmeton shekulli.

Të gjithë lojtarët më kanë vënë në dijeni për gjendjen e tyre shëndetësore vetëm të enjten në mëngjes tha për “Shekullin” kryepankina korçare, një pjesë prej të cilëve nuk kanë qenë në gjendje të dalin as në stërvitje.

Me e rëndë gjendja paraqitet për Shehin, Berishën e Jashanicën. Këta dy të fundit janë parë në spitalin e qytetit juglindor për mjekim më të specializuar, pasi gjendja e tyre ka qenë më kritike. Në një situatë të tillë edhe Josa është tejet i shqetësuar, pasi ndeshja e dytë me moldavët pothuajse ka ardhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat