Notarët e Kosovës shkelën tokën ruse

Sporti

Notarët e Kosovës shkelën tokën ruse

Nga: Kemajl Goca Më: 31 korrik 2015 Në ora: 11:42

Katër notarë të Kosovës dhe dy trajnerët së bashku me sekretarin e përgjithshëm, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, shkelën në tokën ruse, ku mbahet Kampionati Botëror në not për seniorë. Notarët Lum Zhaveli, Meriton Veliju, Rita Zeqiri, Flaka Pruthi dhe trajnerët, Enver Hajredini e Adrian Telaku, si dhe Astrit Haliti, sekretar i përgjithshëm mbërritën në Kazan. “Sot në mëngjes mbërritëm në Rusi dhe u pritëm mirë”, tha Haliti për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat