Nga u godit lojtari polak? Policia: Aty nuk kishte tifozë!

Sporti

Nga u godit lojtari polak? Policia: Aty nuk kishte tifozë!

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 11:25

Policia e Tiranës ka dalë me një deklaratë për shtyp në lidhje me ndeshjen mes Kukësit dhe Legias së Varshavës, duke theksuar se ata kanë marrë çdo masë për mbarëvajtjen e ndeshjes.

Bie në sy se policia thotë se nuk dihet se nga ardhur objekti që goditi lojtarin polak, që u bë shkas për ndërprerjen e ndeshjes.

Sipas policisë, ajo zonë nuk kishte tifozë.

Po ashtu nuk dihet se çfarë ishte ai objekt.

Më poshtë deklarata e plotë:

“Policia e Tiranës mori masat e duhura për zhvillimin normal të këtij aktiviteti. Nga ana e Komisariateve të Policisë Nr.1,2,3 në Drejtorinë e Policisë Qarkut Tiranë, duke filluar nga ora 17.00, datë 30.07.2015, janë marrë masat paraprake lidhur me planizimin dhe vendosjen e efektivëve për çdo Komisariat me detyrë dhe pozicionimi në vendet e caktuara për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.

Fillimi i këtij aktiviteti vijoi normalisht, efektivët u pozicionuan në ruajtje të mjedisit përreth dhe brenda stadiumit. Gjatë përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, tifozët e Kuksit u revoltuan me rezultatin duke e kontestuar atë, dhe të ashpërsuar kanë filluar reagim me tifozët kundërshtare duke tentuar të afroheshin me tribunën e tifozëve polakë. Në këto moment Policia ka shmangur kontaktin fizik duke i rikthyer tifozët e Kukësit në vendet e tyre.

Në minutën e ‘52 të ndeshjes së futbollit, është parë një lojtar i shtrirë, i cili u shpreh se është goditur nga një send i pacilësuar së çfarë ishte dhe drejtimi nga kishte ardhur goditja e lojtarit nuk është përcaktuar pasi zona në të cilën lojtari u rrëzua ishte pa tifozë.

Nga ana e arbitrit u bë ndërprerja e aktivitetit sportiv dhe lojtarët u shoqëruan për në mjedisin e brendshëm nga ana e Policisë pa asnjë problem.

Nga ky moment e në vazhdimi nuk është shënuar asnjë incident ndërmjet tifozëve apo hedhje sendesh ndërkohë që nga ana e përfaqësuesve të futbollit u mor vendimi për pezullimin e ndeshjes.

Në asnjë moment në fillim, përgjatë dhe në përfundit të këtij aktiviteti sportiv nuk është shënuar asnjë lloj incidenti pasi Policia ka qënë në gatishmëri të plotë deri në momentin që janë larguar tifozët pas vendimit të pezullimit të ndeshjes sportive”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat