Unitedi i konkurron Chelseat për John Stones

Sporti

Unitedi i konkurron Chelseat për John Stones

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 10:35

Manchester Unitedi ka hyrë në garë për shërbimet e mbrojtësit anglez, John Stones, i cili po ashtu është duke u kërkuar me ngulm nga skuadra e Chelseat.

Sipas Daily Mirror, Djajtë e Kuq janë të gatshëm të ofrojnë Jonny Evansin si pjesë të marrëveshjes për shërbimet e lojtarit të Evertonit që do ishte shumë e leverdishme për të dy klubet.

Evertoni deri më tani ka refuzuar dy oferta të Chelseat, kjo e fundit ishte rreth 25 milionë funte, por nuk ka arritur t’i bindë drejtuesit e klubit.

Stones cilësohet si njëri ndër mbrojtësit më të mirë anglezë, i cili pritet të ketë një të ardhme të ndritshme si me kombëtare ashtu edhe në karrierën në nivel të klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat