Guardiola largohet në fund të sezonit?

Sporti

Guardiola largohet në fund të sezonit?

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 09:31

Ish-mesfushori i Bayern Munichut, Stefan Effenberg, beson se Pep Guardiola do të largohet nga Bundesliga pasi t’i skadojë kontrata.

Strategu spanjoll heziton të nisë bisedimet për rinovimin e kontratës që është valide deri në qershor të vitit 2016.

Është spekuluar se ai tashmë ka marrëveshje me Manchester Cityn për ta drejtuar nga edicioni 2016/2017 dhe Effenberg mendon se largimi i tij do të ndodhë.

“Jam shumë i sigurt se Guardiola nuk do të jetë në krye të Bayernit pas 2016”, ka thënë ai për Sky.

Sipas Effenberg, njeriu i duhur për ta zëvendësuar spanjollin është ish-trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat