Rodgers ua bën të qartë Balotellit dhe Borinit: Gjeni klube tjera!

Sporti

Rodgers ua bën të qartë Balotellit dhe Borinit: Gjeni klube tjera!

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 09:27

Mario Balotelli dhe Fabio Borini janë lënë jashtë skuadrës së Liverpoolit për ndeshjet e fundit miqësore parasezonale.

Të dy italianët nuk janë pjesë e planeve të Brendan Rodgers dhe iu është thënë të gjejnë klube të reja.

Kjo është fuqizuar akoma më shumë pas mospërfshirjes së dyshes në turneun në Lindjen e Largët dhe në Australi.

Ata, po ashtu, nuk kanë qenë pjesë e skuadrës për miqësoret ndaj HJK Helsinki dhe Swindon Town.

Bologna, Sampdoria, Lazio dhe Fiorentina janë disa nga opsionet për Balotellin, derisa Borini është lidhur me Fiorentinan, Lazion dhe Torinon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat