Raportohet se Edin Dzeko ka arritur marrëveshje personale me Romën.
Sky Sports raporton se lojtari tashmë ka arritur një akord me Romën, për t'u larguar nga Ettihad Stadium.
Tash ka mbetur që vetëm klubet të merren vesh, dhe pritet që rreth 20 milionë euro t'i shkojnë në konto Manchester Cityt.
Ditë më parë nga City u largua edhe sulmuesi tjetër ballkanas, Stevan Jovetic, i cili shkoi te Interi.