Chiellini mungon në Superkupën e Italisë

Sporti

Chiellini mungon në Superkupën e Italisë

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 07:14

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini do të mungojë në ndeshjen e Superkupës italiane ndaj Lazios që zhvillohet më 8 gusht.

Mbrojtësi italian nuk do të paraqitet në këtë takim shkaku i një lëndimi që pësoi në miqësoren ndaj Lechia Gdanskit.

Juventusi tani ka konfirmuar se Chiellini do të mungojë në udhëtimin për Shangai dhe është duke luftuar me kohën që të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë në Serie A ndaj Udineses.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat