Osmani shpreson të jetë sërish në krye të listës së shënuesve

Sporti

Osmani shpreson të jetë sërish në krye të listës së shënuesve

Nga: Kemajl Goca Më: 30 korrik 2015 Në ora: 19:41

Futbollistët e Prishtinës janë të mobilizuar për edicionin e ri. Bardhekaltrit si gjithmonë luftojnë për trofe dhe paralajmërojnë se do të janë një ekip shumë e fortë në edicionin e ri në Raiffeisen Superligën e Kosovës. Prishtina është e etur për trofe, e cila mbeti pa asnjë në edicionin që e lamë pas. Futbollistët punojnë me zell të shtuar dhe dy herë në ditë me kryetrajnerin Ramiz Krasniqi.

As temperaturat e larta nuk ndikojnë tek futbollistët, ku secili prej tyre kryen detyrat me përgjegjësi të lartë. Sulmuesi më i mirë në vend, Labinot Osmani, apo shënuesi më i mirë i kampionatit të kaluar, tha për gazetën kombëtare “Bota sot” se kushtet janë të mira për stërvitje dhe punojnë paradite në fitnes dhe pasdite në stadium. Prishtina është në valën e përgatitjeve, sa është vështirë të përballohen edhe temperaturat e larta?
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat