Vettel:Fitorja në Hungari na jep shpresë

Sporti

Vettel:Fitorja në Hungari na jep shpresë

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 19:29

Piloti i Ferarrit, Sebastian Vettel, mendon se kanë mundësi të bëjnë edhe më shumë gjatë këtij edicioni në Formula 1. Katër herë kampioni i botës e di se do të jetë vështirë që “Kokëkuqja” të arrijë nivelin e Mercedesit. “Ne kemi ende shumë punë për të bërë nëse duam të arrijmë nivelin e dy makinave Mercedes, por asnjëherë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë. Fitorja në Hungari na jep shpresë se mund të bëjmë paraqitje ende edhe më të mira në garat e ardhshme”, tha Vettel. Tash për tash, Lewis Hamilton kryeson renditjen e përgjithshëm me 202 pikë, Rosberg është i dyti me 181 pikë, kurse Vettel pozicionohet i treti me 160 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat