Nuk duan shkëmbime

Sporti

Nuk duan shkëmbime

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 17:41

Drejtori sportiv i Wolfsburgut, Klaus Allofs ka mohuar spekulimet se Kevin de Bruyne mund të transferohet te Bayern Munih në marrëveshje përfshin edhe kalimin e Mario Gotzes në drejtim të kundërt.

Futbollisti belg është shndërruar në një prej futbollistëve më të kërkuar në Evropë pas paraqitjeve fantastike në sezonin 2014-15 kur u zgjodh edhe futbollisti më i mirë i vitit në Bundesligë.

Allofs ka mohuar mundësinë e shkëmbimit. “Shkëmbimi i futbollistëve jo gjithmonë ka kuptim”, deklaroi Allofs për “Kicker”. “Gotze ka shumë kualitete që i ka treguar te Borussia Dortmund dhe me Gjermaninë. Por, ai ende nuk mund të ketë një rol vendimtar te Bayerni. Ne nuk duam asnjë shkëmbim. Jam i kënaqur me situatën aktuale në skuadër”, thekso iAllofs.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat