Reali me penallti e gjunjëzoi Milanin

Sporti

Reali me penallti e gjunjëzoi Milanin

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 16:36

Skuadra e Milanit i ka rezistuar gjigantit botëror, Real Madridit, duke mos pësuat gol në kohën e rregullt, e cila përfundoi me rezultat 0:0. Reali me penallti ishin më të mirë dhe fituan me rezultat 10:9, në turneun International Champions Cup që u mbajt në Kinë. Futbollistët e Realit ishin më të suksesshëm me penallti, ku realizuan: Rodriguez, Marcelo, Ramos, Casemiro, Carvajal, Nacho, Cheryshev, Isco, Jese e Casilla dhe dështoi Kroos. Për Milanin realizuan: de Jong, Matri, Honda, Adriano, Montolivo, Zapata, Mauri, Calabria, Paletta. Dështuan: Bacca e Donnarumma. Reali kthehet në shtëpi me një tjetër trofe që mbi të gjitha shërben për të mbajtur lart moralin në prag të një sezoni të gjatë.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat