A është i lumtur me PSG-në?

Sporti

A është i lumtur me PSG-në?

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 16:18

Futbollisti nga Uruguai, Edinson Cavani, tha se nuk e ka në mendje të largohet nga kampioni francez, PSG, sepse ndihet i lumtur dhe do ta respektoj edhe kontratën. “Shumë gjëra janë thënë lidhur me të ardhmen time, por klubi e di si ndjehem dhe cilat janë synimet e mia. Unë kam kontratë me PSG dhe duhet ta respektoj atë. Po ndjehem shumë mirë në Paris. Jam i lumtur dhe do jap 100% nga vetja për klubin tim”, ka thënë Cavani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat