Sahiti vazhdon me Kastriotin edhe për një kampionat

Sporti

Sahiti vazhdon me Kastriotin edhe për një kampionat

Nga: K.G. Më: 30 korrik 2015 Në ora: 15:32

Drejtuesit e klubit të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (meshkuj), pas një analize të thellë, erdhën në përfundim që Skënder Sahitit t’ia vazhdojnë kontratën edhe për një kampionat. Sahitin e pret punë e vështirë për ta përgatitur Kastriotin për garat evropiane përkatësisht për rrethin e dytë të Challenge Cup, ku për kundërshtarë ka ekipin serb, Radniçkin nga Kragujevci. Drejtori i klubit, Izet Rushiti, e konfirmon për gazetën kombëtare “Bota sot” se me Sahitin kanë vazhduar edhe për një kampionat. Ai tha se me 15 gusht do të fillojnë përgatitjet intensive për edicionin e ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat