Morata zhgënjeu trajnerin

Sporti

Morata zhgënjeu trajnerin

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 14:56

Futbollisti Alvaro Morata nuk bëri paraqitje ashtu si di në miqësore me ekipin nga Polonia, Lechia Gdanski dhe kjo e zhgënjeu goxha shumë trajnerin e tij, Massimiliano Allegri. Juventusi, kampion i Italisë triumfoi me rezultat 2:1, kurse Allegri flet për Moratan që u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë, por u zëvendësua vetëm 25 minuta më vonë. “Nuk ishte dita e Moratas. Nuk më pëlqeu se si luajti. Nuk më pëlqeu as qasja e tij në ndeshje. Edhe vet e pa që nuk po i shkon dhe ndaloi së luajturi. Mendoj se me zëvendësim ia kam dërguar një porosi të qartë se një gjë të tillë nuk do ta tolerojë. Ai duhet të bëhet më serioz”, tha Allegri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat