Higuain nuk ka qenë në shitje

Sporti

Higuain nuk ka qenë në shitje

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 13:28

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, thotë se asnjëherë nuk ka menduar që ta shesë Gonzalo Higuainin.

Sulmuesi argjentinas është lidhur me disa klube këtë verë, por kreu i klubit ka thënë për Corriere della Sera se largimi i tij kurrë nuk ka qenë pjesë e planit.

“Asnjëherë nuk e kam marrë në konsideratë shitjen e Higuain”.

“Jo rastësisht vendosa klauzolë shumë të lartë në kontratën e tij, gjë që e bën të vështirë që të gjendet blerës”.

“Pres që ai të ketë respekt dhe të jetë i përkushtuar dhe të punojë me skuadrën”, ka deklaruar De Laurentiis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat