Pranon Galliani: Pirlo, gabimi më i madh që kam bërë

Sporti

Pranon Galliani: Pirlo, gabimi më i madh që kam bërë

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 12:14

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani thotë se lejimi i Andrea Pirlos që të largohej nga San Siro, është gabimi më i madh që ka bërë ndonjëherë.

Shefi ekzekutiv i Rossonerëve ishte përgjegjësi kryesor për shkuarjen e mjeshtrit të mesfushës te Juventusi në vitin 2011 si lojtar i lirë.

“Gabimi më i madh që kam bërë në treg ishte që e lash Pirlon të largohej, megjithëse këtë gabim e ndaj me të tjerët”.

“Mos më pyesni me kë”, ka thënë 71-vjeçari për Gazzetta dello Sport.

Ai është pyetur edhe për mundësinë e transferimit të Zlatan Ibrahimovicit, por ka thënë se sulmuesi ka kontratë me PSG-në deri në qershor të vitit 2016 dhe se nuk ka çfarë të thotë më shumë për këtë temë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat