Hitzfeld, ku i preferon Shaqirit që të shkojë?

Sporti

Hitzfeld, ku i preferon Shaqirit që të shkojë?

Nga: Kemajl Goca Më: 30 korrik 2015 Në ora: 11:59

Hitzfeld Ish-përzgjedhësi i kombëtares së Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, mendon se Xherdan Shaqiri shumë më mirë e ka të vendos të shkojë në Schalke 04 ose në Dortmund. Ai është i zhgënjyer që Shaqiri nuk është një lojtar standardë të Interi. Sipas tij, për Shaqirin do të ishte shumë më mirë të kalojë në Dormund ose në Schalke.

"Më vjen shumë keq që Xherdani nuk u bë lojtar i rregullt me Interin dhe që trajneri nuk vendosi për të. Ndoshta trajneri ka idetë e tija, ndoshta Xherdani mund të mos ia mbush syrin atij. Një mundësi për të, si Schalke apo Dortmundi janë shumë të mira për të. Ato janë klube të mëdha, ku futbolli është kryesori. Anasjelltas, Xherdani mund të përmirësohej në Bundesligë, ai e ka treguar këtë edhe me Bayernin”, ka thënë Hitzfeld për ‘Blick’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat