Super lajm për Granit Xhakën

Sporti

Super lajm për Granit Xhakën

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 11:52

​Mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka, ka marr një lajm shumë të mirë nga trajneri i Borussia Munchengladbachut, Lucien Favre.

Trajneri Zvicran, ka bërë të ditur se shqiptari e ka vendin të sigurt në mesfushën e Monchengladbachut dhe se është duke kërkuar vetëm një partner për të.

"Janë gjashtë futbollistë që janë duke u provuar për një pozicion. Poashtu edhe në pazar jemi duke kërkuar alternativa për mesfushë. E tëra që mund të them është se vetëm Xhaka e ka të sigurt vendin e titullarit. Ai punon shumë, ka kualitete të mëdha dhe i përshtatet skemave të lojës”, ka thënë Favre, raporton e përditshmja gjermane Bild.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat