Napoli-Hysaj, 50 mijë euro vonojnë firmën

Sporti

Napoli-Hysaj, 50 mijë euro vonojnë firmën

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 10:41

Një kontratë prej 50 mijë eurosh që Elseid Hysaj ka me firmën e veshjeve sportive Puma vonon zyrtarizimin e mbrojtësit shqiptar me Napolin.

Ndonëse të dy klubet kanë rënë dakord për shumën e trnasferimit të 21-vjeçarit në San Paolo, të drejtat e imazhit janë bërë pengesë që marrëveshja të mbyllej sa më shpejt. Presidenti de Laurentiis në bazë të politikave të klubit, nuk pranon që futbollistët e tij të kenë marrëveshje individuale me firma të ndryshime, ndaj në rastin e Hysajt, një kontratë me vlerë vetëm 50 mijë euro bëhet pengesë që futbollisti i kombëtares shqiptare të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Maurizio Sarri.

Që të bëhet zyrtarisht lojtar i Napolit, Hysaj duhet të prishë kontratën me Puman, pasi klubi napolitan është në bisedime me një tjetër firmë të njohur të veshjeve sportive.

Shuma e transferimit të Hysjat te Napoli kap shifrën e 5.5 milionë eurove, ku përfshihen edhe bonuset, ndërsa mbrojtësi pritet të përfitojë 600 mijë euro në vit, plus bonuset, për 5 vitet e ardhshme.

Blerja e Hysajt konsiderohet një investim i sigurtë për të ardhmen, pasi futbollisti shqiptar është vetëm 21-vjec dhe vlerësohet ndër më të mirët në qarkullim në rolin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat