Përforcohet Reali

Sporti

Përforcohet Reali

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 08:47

Real Madrid ka arritur marrëveshje me Zaragozan për mbrojtësin Jesus Vallejo.

Real Madrid po vazhdon të transferoj talent të rinj, të cilët pritet të kenë një të ardhme të madhe me ta dhe kombëtaren spanjoll.

AS shkruan se Real Madrid dhe Zaragoza kanë arritur marrëveshje për transferimin e kapitenit U19 të Spanjës, Jesus Vallejo 18 vjeç, i cili ‘mbretërve’ do tu kushtojë 6 milionë euro.

Të dy skuadrat sot do të kenë negociatat e fundit dhe pritet që marrëveshja të zyrtarizohet nga të dy skuadrat.

Vallejo nuk do t’i bashkohet menjëherë Realit, por do të qëndroj për një edicion i huazuar në Zaragoza me opsion edhe për një tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat