Lazio duhet të përgatitet për Juven

Sporti

Lazio duhet të përgatitet për Juven

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 08:30

Miroslav Klose shpreson që Lazio të jetë e gatshme për ndeshjen e Superkupës së Italisë ndaj Juventusit.

Biancocelestët kanë regjistruar katër humbje radhazi në ndeshjet miqësore, ndërsa humbja e fundit ishte nga Mainzi (3-0).

“Jam i kënaqur që jam kthyer në vendlindje (në Gjermani), por jam i bindur se duhej të jepnim më shumë”.

“Duhet të vazhdojmë të punojmë shumë në ditët në vijim të përgatitemi për sfidën ndaj Juventusit”, ka deklaruar Klose për Lazio Style Radio.

Më 8 gusht, kryeqytetasit do të përballen me kampionin e Serie A në ndeshjen që do të zhvillohet në Shangai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat