Edhe Maradona kandidon për kreun e FIFA-s?

Sporti

Edhe Maradona kandidon për kreun e FIFA-s?

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 08:06

Legjenda argjentinase, Diego Maradona, ka thënë se dëshiron të luftojë “mafinë” që është përgjegjëse për skandalet e korrupsionit në shtëpinë e futbollit, FIFA.

“Më duhet të luftoj mafinë që ka mbetur në FIFA”.

“Unë duhet t’i luftoj ata që kanë vjedhur për një kohë të gjatë në FIFA”, ka thënë Maradona.

I pyetur nga Reuters nëse do të kandidojë për president të FIFA-s, legjenda e futbollit ka folur me ambicie për kandidaturën e tij.

“Unë dua të jem në FIFA”, ka shtuar veç të tjerash ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat