Konfirmon Besiktasi, sot pritet nënshkrimi me Gomez

Sporti

Konfirmon Besiktasi, sot pritet nënshkrimi me Gomez

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 07:37

Besiktasi ka njoftuar se sulmuesi i Fiorentinas, Mario Gomez, do të udhëtojë në Turqi të enjten për të kompletuar transferimin.

“Kemi filluar negociatat për transferim me sulmuesin gjerman, Mario Gomez”.

“Sot, ai do të arrijë në Aeroportin Ataturk në orën 14:15”, thuhet në një njoftim të klubit.

Fiorentina dhe Besiktasi kanë arritur marrëveshje për 30-vjeçarin, e cila besohet të jetë në vlerë prej tetë milionë eurosh.

Konfirmimin për këtë marrëveshje e ka bërë edhe drejtori i Fiorentinas, Andrea Rogg, i cili më herët theksoi se transferimi është vetëm çështje formalitetesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat